Mediat indiane kanë publikuar një video shokuese ku pjesëtarët e një familje të cilët u përplasën nga një kamion kanë qëndruar rreth 40 minuta teksa asnjë person nuk ndalon për ti ndihmuar.

Babai i quajtur Kanhaiyalal Raigher dhe djali i tij 5-vjeçar përpiqen të kërkojnë ndihmë ndërsa bashkëshortja dhe vajza gjejnë vdekjen si pasojë e plagëve të shumta të marra nga aksidenti.

Nga video shihet qarte se si automjetet e tjera kalojnë afër të aksidentuarve dhe asnjëri nuk ndalon për ti ndihmuar.

India renditet si një nga vendet me numrin më të lartë ta aksidenteve në botë.