Palaentologët që po punojnë në Kinë kanë zbuluar koleksionin më të hershëm të embrioneve të fosilizuara të dinozaurëve që janë zbuluar ndonjëherë. Zbulimi përfshin mbetje të shumë prej tyre në faza të ndryshme zhvillimi, duke mundësuar një mundësi të rrallë për të hetuar zhvillimin embrional të një specie prehistorike. Robert Reis, një palaentolog në Universitetin e Torontos në Misisauga, Kanada, dhe kolegët e tij zbuluan fosilet e sauropodomorfeve që datojnë në një periudhë 197 milionë deri në 190 milionë vjet më parë.

Zbulimi çon në 100 milionë vjet më parë

Në atë vend kishte lëvozhga vezësh dhe më shumë se 200 kocka – që janë gjurmët më të vjetra të njohura deri më tani të dinozaurëve.

“Pjesa më e madhe e embrioneve të dinozaurëve është e përqendruar në një periudhë më të vonë”, tha Dejvid Evans, kujdestar i palaentologjisë vertebrore në “Royal Ontario Museum” në Toronto.

“Ky studim është një zbulim i madh për embrionologjinë e dinozaurëve dhe e çon atë edhe 100 milionë vjet më parë”.

Por nuk është vetëm mosha e fosileve ajo që është e dallueshme, thonë kërkuesit.

Krahasimi i kockave

Analiza spektroskopike e mostrave të marra nga kockat e gjetura në Kinë, tregoi që ishte materiali më i vjetër organik i parë ndonjëherë në një vertebror tokësor.

“Ne mendojmë që edhe fosile të tjera dinozaurësh mund të kenë mbetje organike. Por ne thjesht nuk i kemi parë ato në mënyrat e duhura” – tha Reis. Ai mendon që proteinat komplekse që zbuloi ekipi i tij në materialin organik është kolagjen i ruajtur për shkak se përbërja e kolagjenit ndryshon nëpër specie të ndryshme, analiza të mëtejshme mund të ndihmojnë kërkuesit të krahasojnë fosilet e sauropodomorfeve me ato të krijesave të tjera.

Kërkuesit mendojnë që dinozaurët Lufeng janë sauropodomorfe pasi ato janë të ngjashëm në shumë mënyra me skeletet embrionike të Masospondilus, një sauropodomorf që Reis ka zbuluar në Afrikën e Jugut në vitin 2005. Por analiza e tyre identifikon ndryshime kyçe midis dy zbulimeve të fosileve.

Embrionet Lufeng ishin më pak të avancuar nga ana zhvillimore se sa embrionet Masospondilus, dhe ato duket të jenë shembuj të një gjeni tjetër, Lufengosaurus.

Embrionet dhanë gjithashtu informacione që do të mund të ndihmonin kërkuesit të kuptonin se si këto sauropodomorfe të rritur – dinozaurë me qafë të gjatë – ishin të aftë të rriteshin në një gjatësi prej 9 metrash, më të mëdhenj se çdo kafshë tokësore në atë kohë. Kur shkencëtarët krahasuan kockat e 24 Lufengosaurus të madhësive të ndryshme dhe në faza të ndryshme zhvillimi, ato zbuluan të dhëna për rritje të shpejtë embrionike dhe kohë të shkurtra inkubimi. Studime të mëtejshme do të bëhen tek fosilet.