Një studim i ri shokues, tregon se rreth 60 për qind e nxënësve në shkolla të ndryshme në Varshavë, do të ishin të pakënaqur nëse do të zbulonin se i dashuri apo e dashura e tyre, do të ishte hebre.
Sondazhi u bë në 70-vjetorin e rebelimit të kryeqytetit polak, ku qindra banorë të lagjeve të varfëra u masakruan teksa tentonin të luftonin nazistët.
Këto janë imazhet e frikshme që tregojnë dhunën që është ushtruar në ato kohë.
Rebelimi nisi më 19 prill 1943. Rreth 1 mijë luftëtarë hebrenj u hodhën në luftë, por u mposhtën nga Hitleri një muaj më pas.
13 mijë hebrenj u vranë dhe më shumnë se 300 mijë u dërguan në kampe përqëndrimi.
Sot, 70 vjet më pas, 1 në 4 nxënës mendon se operacioni i diktatorit ishte një "sukses", një deklaratë shokuese që fyen rëndë kujtimin e atyre që luftuan për mbijetesë, por nuk ia dolën.





