VLORE, 17 prill 2013– Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e të martës në Vlorë, në afërsi të vendit të njohur si ish-poligoni.

Trupi i gjetur nga kalimtarët e rastit, i përket një djali të ri, ende i paidentifikuar.

Kjo zonë është e njohur në vlorë për përdoruesit e drogës, për shkak të distancës nga vendet e banuara.

Ndërkaq, policia dyshon se shkak i vdekjes është overdoza, pasi pranë trupit janë gjetur një shiringë dhe letër alumini që përdoret për heroinën.

Ai e kishte injektuar në kofshë dhe mendohet të ketë pësuar infarkt.

Gjithsesi pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore, si dhe identifikimi i personit.