KORE E JUGUT, 16 prill 2013 – Është smartphone më i madh që ka dalë në shitje. Ai ka një ekran gjigant me gjatësi rreth 16 cm.
Ai është Samsungu i ri Mega Galaxy, i cili përngjet më shumë me një tablet sesa me një telefon, pasi sipas disave telefoni i ri është shumë i madh.
Gjithsesi Samsungu shpreson se ekrani i madh do t’u vijë në ndihmë atyre që kërkojnë të shohin filma në telefonat e tyre.
Modeli më i ri i Samsungut mundëson një imazh mjaft të qartë me ekranin e tij 16 cm. Ai është shumë i hollë dhe mund të futet në xhep si dhe mund të mbahet me një dorë bën të ditur kompania.
GALAXY Mega ofron një miks shërbimesh mes atyre që ofron një telefon celular dhe një tablet.
Shikimi i videove dhe eksplorimi në internet do të jenë shërbimet më të kërkuara nga përdoruesit e Galaxy Mega bën të ditur Samsung.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





