Për këta fëmijë kjo është rruga për të shkuar në shkollë. Asnjë masë sigurie, asnjë ndihmë.
Fëmijët e fshatit Zhang Jiawan, në Kinë ngjiten në qindra metra lartësi me anë të disa shkallëve prej druri, të cilat mund të thyhen në çdo moment.
Çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për t'u arsimuar. Prindërit thonë se nuk ka mënyrë tjetër për të shkuar në shkollë.
Në këtë fshat jetojnë rreth 100 banorë dhe autoritetet lokale, nuk e kanë parë të arsyeshme të ndërtojnë një rrugë, që t'i lidhë ata me pjesën tjetër të botës.





