E veshur me fustan të bardhë, një nuse nga Kavaja nuk e ka humbur mundësinë e votimit pavarësisht se sot është dita e saj më e rëndësishme, dasma.
E reja ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë ditë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.





