TIRANË, 3 prill 2013 – Sipas Departamentit të Klimës dhe Mjedisit (Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), pothuajse i gjithë rajoni i detit Mesdhe gjatë këtyre tri ditëve, përfshirë edhe vendin tonë, do të ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të ulët. Fusha me qendër në Ballkanin lindor është në zhvendosje drejt lindjes, gjë që do të bëjë të mundur përmirësimin e kushteve në ditë të veçanta.
Parashikimi për datën 3 prill 2013
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira të dobët lokale. Do të ketë edhe përmirësime të përkohshme të motit.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri mesatare, deri 25 km/orë, nga jugperëndimi.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE:
temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 5 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 9 gradë C
NË VENDET E ULËTA:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 14 gradë C.
NË BREGDET:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 15 gradë C.
Parashikimi për datën 4 prill 2013
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të ndikojë një fushë me presion atmosferik të ulët, por me aktivitet mjaft të dobët. Si rezultat, pritet që në pjesën e parë të ditës të mbizotërojë mot i karakterizuar nga vranësira të shoqëruara me shira të dobët, cilat do të jenë më të theksuara në pjesën veriore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës të karakterizohet nga mot i kthjellet me vranësira të pakta.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten
NË VENDET MALORE:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 3 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 9 gradë C
NË VENDET E ULËTA:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 7 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 16 gradë C.
NË BREGDET:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C
Parashikimi për datën 5 prill 2013
Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me alternime vranësirash dhe kthjellime. Vranësira do të jetë më e theksuar në gjysmën e dytë të ditës, e cila do të shoqërohet me reshje të dobëta kryesisht në veri të vendit.
Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri e fortë, deri 40 km/orë, nga jugu.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 11 gradë C
NË VENDET E ULËTA:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
NË BREGDET:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 180C
/th.m. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





