SHBA, 3 prill 2013 – Një firmë kaliforniane për organizmin e ceremonive martesore ofron një shërbim të çuditshëm, blerjen e dasmave të dështuara dhe shitjen e tyre klientëve të tjerë me çmim më të ulët.
“Ne blejmë dasmat e anuluara, organizimin e tyre dhe i shesim ato te klientët që janë të interesuar për tërë pakon e shërbimeve me çmime më të ulëta”, ka sqaruar pronarja e ndërmarrjes “Bridal Brokerage”, Loren Birn për një radio të Kalifornisë.
Ideja për këtë biznes i lindi Birn kur mësoi se në SHBA çdo vit anulohen mesatarisht 250.000 dasma .
Birn ka filluar të merret me këtë punë në verën e vitit 2012 dhe nga 60 klientë, që ka pasur në fillim, tani numri i tyre ka arritur në 3.500.
Dasmat e dështuara shiten me çmim 50 për qind më lirë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





