TIRANE, 3 prill 2013- “Interpol Tirana” ka ekstraduar nga Athina në Tiranë të shumëkërkuarin Selam Xhaferrin,i  cili qe shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Fierit.

Policia e Shtetit ka njoftuar se më datë 31 korrik 1999 37-vjeçari,  në bashkëpunim me shtetasit Fatos Muçi dhe Fatjon Zota, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë parash ndaj shtetasit Robert Meraj dhe Florian S. Më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit me të cilin po udhëtonin dy të dëmtuarit dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Robert Meraj, i cili po drejtonte mjetin.

Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë, mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim”.

Pas mbërritjes në  Rinas, në aeroportin “Nënë Tereza”, 37-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.