Ai, që në fillim u prezantua si një djalë pa komplekse, i lirë, siç ka dhe emrin.

Për këtë arsye u be shpejt personazh, dhe shpesh situatat ne shtëpinë e famshme kane për protagonist Ilirin.

E tille paraqitet edhe jeta e tij para hyrjes ne “Big Brother”, trasgresive, me droge, alkool, me femra, por dhe me meshkuj.

Ne zbuluam disa foto skandaloze ne profilin e tij te “myspace”, ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i zhveshur, duke bere veprime provokuese me femra dhe me meshkuj.

Në disa foto te tjera, Iliri duket i dehur teksa bën veprime te pakontrolluara ne rruge.

Ai ka folur ne fakt për udhëtimet e tij, gjate bisedave me banoret e tjerë, dhe deri diku ka treguar për daljet e vona.

Mirëpo fotot që ne zbuluam paraqesin nje jete te fshehte te djalit inteligjent, i cili din 1000 tekste kengesh përmendësh.