TIRANE, 3 prill 2013– Gjatë fjalës së tij sot, kreu i PR-së Fatmir Mediu komentoi edhe daljen e LSI nga koalicioni, duke e cilësuar këtë moment refektimi për të djathtën.

“Dalja e LSI nga koalicioni, në gjykimin tim nuk përbën asnjë dramë, por duhet të jetë një moment refektimi për të djathtën dhe besoj është një shans I ri për të djathtën për të fituar zgjedhje, për të gjykuar ndryshe për të ndërtuar një aleance më shqiptarët, jo vetëm thjeshtë të numrave, por për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë më mirë, për të korrigjuar atë që nuk është bërë sic duhet. Pra duhet të jetë një moment reflektimi i thellë, i një partneriteti serioz i të gjithë së djathtës shqiptare, pa përjashtim i të gjithë subjekteve, për raportin dhe detyrimet që kanë me qyetarët shqiptarë, për vizionin tonë dhe rrugën tonë të përbashkët që duhet të ndërtojmë me shqiptarët. Ndërtimi i partneritetit të drejtë të palëve në koalicion dhe një angazhim i gjithanshem politik në një rrugëtim me njerëzit për të ardhmen evropiane është rruga e vetme e suksesit për të djathtën dhe shoqërinë shqiptare ” u shpreh Mediu.

Në këtë takim, një vëmendje e madhe iu kushtua organizimit të elektoratit në qendrat e votimit dhe zonat elektorale.