TIRANE, 3 prill 2013– Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi zhvilloi sot paradite një takim me Edi Ramen në selinë e Partisë Socialiste.
Takimi me kreun e PS-së zgjati rreth 20 minuta u mbajt pa praninë e mediave.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi PS zyrtarizoi ftesën për koalicion parazgjedhor me LSI.
“Diskutuam per shume gjera, shume tema”- ka thene Sequi ne mbyllje te takimit, por pa dhene detaje rreth asaj qe eshte folur.





