Mund të duket si një skenë e marrë nga një film i ri i Indiana Jones. Arkeologët thonë se kanë zbuluar "Portën e Ferrit", ajo që në legjendat romake dhe greke, përfaqëson botën e krimit, pra ferrin.

Vendi, në qytetin e vjetër të Hierapolos, sot Pamukkale në jugperëndim të Turqisë, thuhet se përkon me përshkrimet historike të asaj që njihet si Porta e Plutoniumit (ky është një lloj helmi). 

Në të shkuarën, nga kjo derë dilnin gazra të dëmshme. 

Gjeografi grek Strabo, kur përshkroi vendin, shumë e shumë vite më parë u shpreh: "Ky vend ka kaq shumë avull e mjegull sa nuk mund të shohësh asgjë.

Çdo kafshë që kalon aty pranë apo futet brenda, ngordh menjëherë. Hodha disa zogj e mënjehërë ngordhën."Sot, ekspertët kanë zbuluar atë që ka mbetur nga "Porta e Ferrit".

Francesco D'Andria tha se e gjetën vendndodhjen duke rindërtuar rrugën që ka pasur kohë më parë një burim termik. 

Ai thotë se mes rrënojave gjetën disa kollona në të cilat ishin shkruar dedikime për Pluton and Koren, zota të ferrit. "Për më tepër, pamë se disa zogj ngordhnin teksa i afroheshim më shumës. Ata vriteshin menjëherë nga tymi i dioksidit të karbonit",-tha D'Andrea.