RIO DE JANEIRO, 3 prill 2013– Një autobus pasagjerësh ka rënë nga një urë 15 metra e lartë në Rio de Janeiro, duke vrarë 7 persona e duke plagosur 11 të tjerë.

Këto janë fotot e tmerrshme të aksidentit të ndodhur një ditë më parë, në mes të qytetit.

Autoritetet thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndaj, bilanci i viktimave mund të rritet.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit e mbetet i paqartë numri i pasagjerëve që ndodheshin në bord.

Disa dëshmitarë thanë se një nga pasagjerët ishte zënë më shoferin, përpara se të ndodhte aksidenti.