Bleona Qereti ka performuar mbrëmë në festën vjetore “White Party 2013″, ku ka sjellë si premierë këngën debutuese për SHBA.
Këngëtarja shqiptare ka performuar krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga “Scissor Sisters” dhe Alexis Jordan, që bënin pjesë në listën e performuesve në White Party, që u zhvillua nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni.
“White Party” është emërtim i një sërë organizimesh vjetore, dedikuar komunitetit LGBT.
Emri vjen nga kodi i veshjes me ngjyrë të bardhë.
Mbahen në vende të ndryshme të SHBA-ve, si ngjarje të ndara dhe kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për luftimin e HIV/AIDS.
Një mbrëmje më herët, Bleona Qereti është shfaqur në ekranet televizive shqiptare, me të njejtin kostum, në performancën e regjistruar më parë, për finalen e ”X Factor Albania”.





