TIRANE, 2 prill 2013 – Një automjet është përplasur nga treni në periferi të Tiranës mbrëmjen e sotme. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Ilir Lleshi 45-vjeç, i cili po tentonte të kalonte mbi shinat e trenit.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po hetojnë mbi incidentin rrugor.