KORE E JUGUT, 2 prill 2013 – Një stuhi e re e “Psy style”, këtë herë bazuar në një kërcim tradicional korean, është premtimi i reperit koreano-jugor, i cili synon ta mbajë lart famën e tij pas suksesit planetar me këngën “Gangnam Style”, e kthyer në një fenomen në botën e muzikës.
“Gentleman” është titulli i këngës së re të Psy, e cila pritet të dalë në treg në 12 prill, duke u promovuar nëpërmjet një koncerti gjigant në Seul.
“Kam punuar dhe ripunuar në vazhdimësi dhe besoj se versioni përfundimtar, do jetë i suksesshëm. Është një tjetër këngë shpërthyese dhe kërcimi është i njohur nga gjithë koreanët, por është i ri për të huajt”, deklaroi Psy për një televizion korean.
Pas turneut në Seul, Psy do të hidhet në një turne në Europë dhe Azi gjatë muajit maj dhe qershor. Kjo këngë ende nuk ka dalë në YouTube.





