TIRANE, 2 prill 2013 – Pas deklaratës së kryeministrit Berisha në lidhje me largimin e LSI-së nga koalicioni, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në rrjetin social Twitter. 

“Interesant! Kur Kryeministri meket nga ngjarjet del e flet për fshatin. Të gënjejë fshatin dhe 4 vjet i vetmi iluzion që i ka mbetur. Koha për të ikur”, shkruan Rama.