PRAGE, 2 prill 2013 – Që nga dita e sotme në Republikën Çeke është zyrtarizuar përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ligji që u aprovua në muajin dhjetor legalizon përdorimin e marijuanës për lehtësimin e efekteve të sëmundjeve kancerogjene, Parkinsonit, sklerozës, Sidës etj.
Për të evituar abuzimin me lëndën narkotike, ajo do të blihet vetëm në farmaci me recetë elektronike.
Këtë vit do të përdoret kanabisi i importuar nga Hollanda, ndërkohë që vitin e ardhshëm do të jepen licenca për kultivimin në vend të bimës narkotike.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





