DEVOLL, 2 prill 2013 – Në mungesë të urës, nxënësit dhe banorët e fshatit Dobranj të Devollit përdorin ekskavatorin.

Në pamundësi për të siguruar një mënyrë tjetër për të kaluar nga njëri krah i përroit të fshatit në tjetrin, nxënësit futen 2 e nga 2 në kovën e ekskavatorit dhe kalojnë në anën tjetër.

Ndërsa vlen të përshëndetet dëshira e mirë e këtyre nxënësve që, edhe pse në kushte të vështira, nuk mungojnë së frekuentuari shkollën, nga ana tjetër këto pamje duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi në veshët e pushtetarëve vendorë dhe deputetit të zonës, që nuk kanë marrë mundimin të ngrejnë një urë të thjeshtë.