KORE E VERIUT, 2 prill 2013 – Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong ka paralajmëruar trupat e tij të mos hapin zjarr të parët mbi Korenë e Jugut, njoftoi të martën kanali televiziv i qytetit kinez të Shenzhen, duke cituar mediat e Koresë së Jugut.

"Lideri Suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un u dha urdhrin sekret trupave në vijën e parë të frontit që në asnjë rast të mos hapin zjarr të parët, për të mos i dhënë një pretekst Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për ndërmarrjen e "një sulmi hakmarrës", – thuhet në njoftimin e kanalit televiziv.

Pak kohë më parë është njoftuar se kohët e fundit Kim Jong-un ka kryer një sërë vizitash në njësitë ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/