BULQIZE, 02 prill 2013– Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Bulqizë është plagosur rëndë mesditën e sotme pasi është rrëzuar nga furgoni i shkollës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajkë të Bulqizës ku nxënësi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka rënë aksidentalisht pasi është hapur dera e pasme e furgonit që transportonte nxënësit në shtëpi.
Mësohet se nxënësi ka marrë plagë të rënda në kokë nga përplasja dhe është nën kqyrjen e mjekëve në spitalin e Bulqizës.





