TIRANE, 02 prill 2013– Ndërkohë, kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, duke folur në një tryezë të zhvilluar për çështjen e ekonomisë deklaroi se dalja e LSI nga koalicioni qeveritar në këto momente do të shkaktonte destabilitet politik, i cili është i dëmshëm për biznesin dhe investitorët.

Gjatë fjalës së tij, Topi premtoi se në parlamentin e nesërm, por me shumë probabilitet edhe në qeverisje, FRD nuk do t’i kushtëzojë koalicionet thjesht me mundësinë e marrjes së një vendi në ekzekutiv, por do të jetë një forcë shumë parimore me qëllim nxjerrjen e vendit nga gjendja ku ndodhet sot.

Topi theksoi se FRD është një parti që ka synim mbarëvajtjen e shtetit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.