TIRANE, 02 prill 2013– Pas mbledhjes së grupit të PS-së, ku Edi Rama zyrtarizoi ftesën për koalicion me LSI-në, deputeti socialist Asllan Dogjani ka deklaruar se do të largohet nga Partia Socialiste dhe do të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. “Iu bëra me dije një vendim dhe arsyet pse unë sot deklaroj të shkëputem, më detyrojnë të largohem nga PS, kreu Rama pasi nuk ka marrë në konsideratë vlerat e demokracisë.
Ky është vendim i paralajmëruar, por është berë publik sot e ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme në Parti, për strukturat e qarkut Kukës, djersës e mundit të tyre, mënyrës si ka vepruar duke mos vlerësuar punën time duke caktuar në lista kandidatë pa vlerë e kontribute”- tha Dogjani.
Deputeti socialist ka falendëruar deputetët e tjerë për bashkëpunimin dhe tha “Shoh mundësinë që duke kandiduar si i pavarur do të jem pjesë e parlamentit për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e zgjedhësve. Nuk largohem nga PS, kryetari më detyron. Jam i pavarur e do të veproj si i pavarur”- tha ai. Sakaq, në mbledhjen e grupt të PS të zhviluuar pak më herët ai ka kundërshtuar vendimin për koalicion me LSI. “Shoh se një koalicion i tillë zhgënjen socialistët, qytetarët dhe minon besimin te drejtësia”- tha deputeti i majtë.





