GREQI, 02 prill 2013– Një lajm të mirë e kanë cilësuar mediat greke, rezultatin e kompanisë norvegjeze “Petroleum Geo Services”, që me anijen e tyre Nordic Explorer kanë treguar se në Jon dhe në jug të Kretës ka depozita nafte dhe gazi.

Sipas ministrit të mjedisit dhe energjisë Evangelos Livieratos në këtë zonë prej 225 000 km katrorë  rezultatet pas përpunimit të të dhënave  kanë dalë pozitive për ekzistencën e naftës dhe gazit natyror.

“Imazhet e para, edhe pse jo ende plotësisht të përpunuara, kanë treguar struktura të mprehta dhe interesante gjeologjike për identifikimin e rezervave të mundshme hidrokarbure,” tha Ministria e Mjedisit, e cila konfirmon zyrtarisht për herë të parë se diçka … ekziston në detin Jon dhe në Kretë.

Në mënyrë të veçantë Ministri prezantoi gjetjet nga trajtimi prej 30% të imazheve sizmike të bëra nga nëntori i 2012 deri në 25 shkurt 2013. Edhe pse qeveria greke ende mban një shportë të vogël ku beson se mund të gjej hidrokarbure, këto rezultate kanë bërë që indikacionet të jenë të shumta.

Në thelb shkruajnë mediat greke këto rezultate funksionojnë si kurth për kompanitë e naftës duan të blejnë këto të dhëna sizmike, siç janë Totali i Francës dhe ExxonMobil nga SHBA që sipas sipas të dhënave janë në diskutime me norvegjezët.  Deri në shtator 2013 pritet të përfundojë interpretimi i gjithë paketës së të dhënave sizmike, e cila pastaj do të ofrohet për shitje në treg, në gjysmën e parë të vitit 2014, për të nisur raundin e parë të koncesioneve. Qëllimi është që garat të zhvillohen në tremujorin e parë të vitit 2014.