SERBI, 02 prill 2013– Një peshkop i Kishës Ortodokse serbe është vënë nën akuza të rënda për abuzime seksuale me të mitur. Policia e qytetit jugor serb, Vranjë ka nisur mbledhjen e dëshmive që akuzojnë peshkopin për pedofili.
"Ne jemi duke investiguar një rast me urdhër të prokurorisë. Ne do të pyesim peshkopin, dhe prokuroria do të vendosë nëse do të paraqesë akuzën”, ka thënë një polic i qytetit të Vranjës për agjencinë e lajmeve "BIRN".
Kisha Ortodokse serbe ende nuk ka dalë në një deklaratë për këtë skandal. Ajo ndodhet nën presion, dhe shumë zëra i bëjnë thirrje që të thyej heshtjen.
Pretendimet e vazhdueshme për pedofili kundër peshkopit Pahomije dhe mungesa e një reagimi nga ana e kishës kërcënon reputacionin e vetë institucionit dhe ndikimin që ajo ka në shoqëri.
Më 21 mars të këtij viti, medat serbe kanë botuar një dëshmi të një 24-vjeçari, Nemanja. S, i cili deklaroi se Pahomije kishte abuzuar seksualisht kur ai ishte 16 vjeç.
Nga ana e vet peshkopi Pahomije, i cili ka mohuar pretendimet deklaroi se ai është i gatshëm për t'iu përgjigjur çdo thirrje nga policia apo prokuroria në lidhje me rastin.
"Kjo është detyra ime, dhe unë nuk mund të shpëtoj prej saj”, është shprehur peshkopi për gazetën Danas, më 25 mars.
Peshkopi Pahomije është përballuar në gjyq për pedofili në vitin 2003 dhe është liruar.
Deklarimet e përsëritura për pedofili
Historitë e akuzave për abuzime seksuale me të mitur ndaj peshkopit të Vranjës, datojnë që prej tetorit të 2002-ës, ku një djalosh 13-vjeçar ka marrë guximin dhe e ka dëshmuar se është abuzuar seksualisht nga peshkopi Pahomije. Pas një hetimi 4 që zgjati katër muaj, peshkopi u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me katër djem të mitur.
Proceduarat gjyqësore ndaj peshkopit zgjatën 5 vjet, deri sa u hodhën poshtë më 6 mars 2007.
Dy akuza u shpallën të papranueshme sepse procedimet e gjykatës u zvarritën për shumë kohë shumë dhe afati kohe brenda të cilit vendimi duhet të ishte dhënë, kishte përfunduar.
Gjykata Supreme vendosi në tetor të 2007-ës që të dy aktgjykimet të hapura ndaj peshkopit ishin të paligjshme, duke thënë se rasti ishte shtyrë derisa akuzave u kishte kaluar afati, kure dëshmitë e djemve i hodhi poshtë si të pasigurta. Pasi një opinion të përgjithshëm, se gjyqtarët nuk vepruan të lirë në rastin e peshkopit, por iu nënshtruan presionit të Partisë Demokratike të Serbisë, atëherë e udhëhequr nga Vojislav Koshtunicës, i cili kishte lidhje të ngushta me kishën.
Sllobodan Homen, ish-ministër i Drejtësisë, ka deklaruar në vitin 2011 se qeveria e Koshtunicës ka "mbuluar" rastin kundër Pahomije.





