DUBAI, 1 prill 2013 – Hoteli më i lartë në botë JW Marriott Marquis, me lartësi 355 metra, u hap zyrtarisht një muaj më parë në Dubai.

Një muaj pas hapjes po ju ofrojmë disa nga pamjet më fantastike të hotelit super luksoz. 

Dy kullat e hotelit ngjasojnë me palmat (hurmat arabe). Ai ka rreth 1600 dhoma, ndërsa në 14 restorantet e tij mund të drekojnë në të njëjtën kohë gati 3 mijë vetë. Personeli i JW Marriott Marquis përbëhet nga një mijë punonjës prej 67 vendeve të ndryshme të botës, ndërsa në sallonin SPA luksoz me pishinë janë çuar tashmë 3 ton kripë nga Deti i Vdekur.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/