Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 13-vjeçar është gjendur i pajetë nga babai i tij.

Ende nuk dihet se çfarë është bërë shkak për humbjen e jetës së të miturit, ndërkohë që policia po e heton këtë rast si vdekje e dyshimtë.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.