Gentian Doda ka dalë nga burgu i Durrësit një muaj më parë, duke përfituar nga amnistia që zbatoi Qeveria Shqiptare për të gjithë të dënuarit që u kishin mbetur pa vuajtur më pak se dy vjet heqje lirie, apo që ishin dënuar për vepra të lehta penale.
Gentian Doda, është 29 vjeç, ai vuajti dënimin për 5 muaj e 11 ditë, në burgun e Durrësit. Gjykata e dënoi me 2.4 muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje.
Kallashnikovi ishte armë e cila në shtëpinë e tyre kishte mbetur prej 1997, por në 2016 për këtë armë i riu ra në burg. Banon në plazhin e Durrësit së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre 7-vjeçar, ndërsa, thotë se për veprën penale të kryer prej tij u dënua, por gjykata e Durrësit veproi me dy standarte, sepse personin tjetër që u konfliktuua me të nuk e dënoi, madje nuk mori asnjë masë konkrete, ndërsa 29-vjeçari përfundoi në burg, duke shkatërruar biznesin e tij, ekonominë familjare dhe gjithçka tjetër. Ngjarja ndodhi në 3 gusht të 2016 në zonën e ish-Kënetës.
"Je i mbyllur dhe mendon shumë gjëra. Burgu ka shumë shpenzime. Kërkova punë, por është shumë e vështirë për të gjetur punë".
Gentiani hapi një lokal në zonë kundrejt të gjitha detyrimeve ndaj shtetit, por një mbrëmje ndërsa një prej banorëve të zonës erdhi në lokal dhe qëlloi me shufër hekuri në kokë një prej klientëve që ishte ulur aty, në sherr e sipër Gentiani lajmëroi policinë e Durrësit dhe kur pa se sheri ishte masiv mori një kallashnikov që mbante pa leje dhe qëlloi në ajër, për të prapsur palët.
Ai ra në burg për këtë vepër penale, koshient se duhet të vuante dënimin. Por shkaktari i kësaj ngjarje u konsiderua i pafajshëm, nga gjykata.
Gentiani autor i 3 librave, dy me poezi e një autobiografik rrëfen në një intervistë për "Durrës Lajm" vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë edhe pas daljes nga burgu.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.
K.H.