Sheshi prej 20 mijë metrash katrorë që përfitohet nga rivitalizmi i “ Velierës” ka një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku durrsak, jo vetëm për shkak të zbulimeve arkeologjike, por edhe për sipërfaqen që krijohet për parkim. 

“Deri tani nuk kemi planifikuar nëse do të jetë parkim privat apo publik. Nuk është keq nëse bashkëpunohet me privatin, sepse rriten të ardhurat e bashkisë. Kemi menduar për një parkim të hapur “,- deklaroi kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i pyetur për këtë çështje nga gazetari durrsak Gjergj Thanasi.   

Për kryebashkiakun zgjidhje do të ishte heqja e parkimit në të dy krahët e rrugës nga Torra në Currila, për të zhbllokuar trafikun.

Por parkingjet dyshohet që u janë premtuar personave të afërt të tij. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Dako duhet të përballet seriozisht me qytetarët e Durrësit, të cilët po vuajnë si rezultat i keqmenaxhimit të parkingjeve, por edhe trafikut në  këtë qytet.

Dako për një gjë është i sigurt, që për arkeologjinë ka bërë më të mirën dhe për këtë arsye ka fituar edhe mandatin e tij të tretë nga qytetarët si kryetar bashkie.

K.H.