Në zbatim, te ligjit Nr 7961 dt.12.07.1995, Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar,Urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm për Strukturën Organike Nr 31 dt.31.01.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin :
Kryesekretar / Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkenca ekonomike (master shkencor);
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë në punë; (e dokumentuar me vërtetim nga institucioni dhe fotokopje te librezës së punës)
- Përbëjnë avantazh kualifikime në fushën e kërkuar;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.02.2017 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës në adresën: Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Shkozet Durrës, këto dokumenta:
- Kërkesë për aplikim;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave (e noterizuar);
- Fotokopje të librezës së punës (e noterizuar);
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë personale
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës do të publikohet lista e aplikanteve qe do vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.
Publikuar më 15/02/2017





