Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Durrës ka nisur një fushatë sensibilizimi tek të gjithë të rinjtë durrsakë, në kuadër të javës së Shën Valentinit, për të kryer marrëdhënie të mbrojtura e të sigurta.

Para pallatit të Kulturës gjatë paradites së sotme një grup inspektorësh dhe psikologia Marvina Troka kanë shpërndarë fletëpalosje, me qëllim për të sensibilizuar popullatën në lidhje me shëndetin seksual.

Psikologia Troka ju bëri thirrje të rinjve që të marrin masa mbrojtëse dhe të përdorin kondom për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara apo edhe infeksionet e rënda. Fushata do të zgjasë gjatë gjithë kësaj jave.