Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Shkodër.

Aksidenti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 dhe sipas informacioneve paraprake, mjeti tip BMW me targa AA888 MU ka dalë nga rruga e fshatit Golem dhe është përmbysur.

Identiteti i viktimave nuk dihet ende, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për zbulimin dhe shkakun e aksidentit.