*Sipas analizave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, depërtimi në tregun e punës dhe numri i vendeve të lira të punës të trajtuara nga këto zyra është në nivelin mesatar 16,000 në vit, shifër kjo e cila është nën mesataren europiane (30-50%)
Zyrat e Punës nuk janë gjithmonë të parapëlqyera nga punëkërkuesit për vendet e punës e po kështu edhe nga ana e punëdhënësve për gjetjen e punëtorëve të tyre.
Sipas analizave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë depërtimi në tregun e punës dhe numri i vendeve të lira të punës të trajtuara nga këto zyra është në nivelin mesatar 16,000 në vit shifër kjo e cila është nën mesataren europiane (30-50%). Por, në strategjinë për Punë dhe Aftësi përcaktohet se sistemi i informacionit mbi tregun e punës duhet të përmirësohet, e po kështu të bëhet një orientim më i mirë i programeve të punësimit, të cilat duhet të jenë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse shërbimesh të përshtatura për kapërcimin e dizavantazheve të sistemit, me të cilat përballen individët në tregun e punës.
Në dispozicion të kësaj ministrie deri në vitin 2020 do të jenë 3.8 milionë euro për nxitjen e punësimit dhe aftësimin.
Përmes tyre do të synohet që të rritet raporti punësim/popullsi veçanërisht në sektorët me përparësi ekonomike: 50% në industri, 18% në bujqësi dhe 32% në shërbime).
Gjithashtu si objektiv është përcaktuar edhe rritja me 10% e numrit të femrave dhe meshkujve të papunë, të cilët do të përfitojnë nga programet e punësimit; rritja e pjesës së përfituesve nga programet aktive të tregut të punës me të punësuar pas pjesëmarrjes në to në masën 55% në të cilën 75% janë femra.
Fondet e investuara për programet e tregut pritet të arrijnë deri në 0.032% e PBB-së.
Më konkretisht: rritja e numrit të meshkujve dhe femrave që ndjekin programe të aftësimit profesional deri në 25%; rritja e shkallës së punësimit të të diplomuarve nga arsimi profesional deri në 40% qind, nga të cilët 25% të jenë vajza; shtimi deri në 4% i numrit të popullsisë së rritur që merr pjesë në të nxënit gjatë gjithë jetës dhe rritja e shkallës së punësimit të pjesëmarrësve në kurset e shkurtra të formimit profesional në 55% nga të cilat 75% të jenë femra.
Monitor