Dënohet me 2.4 vjet burg në Padova Mirela Qato
Një këngëtare shqiptare është dënuar sot me 2.4 vjet heqje lirie, për shantazh ndaj një biznesmeni. Dënimi u dha nga Gjykata e Padovës për Mirela Qaton. Sipas mediave italiane Qato, 47 vjeçe është arrestuar një vit më parë me akuzën e shantazhit për të përfituar 300 mijë euro nga pronari i një kompanie.
Mes tyre kishte pasur një lidhje dhe gruaja ka tentuar të përfitojë, duke e mashtruar se ishte shtatzënë.
“Më paguaj ose do ta pësosh keq nga vëllezërit e mi që nuk të falin”, mësohet t’i ketë thënë ajo të dashurit, 18 vjet më të madh, duke e kërcënuar me dhunë. Por ai e denoncoi, duke bërë që policia ta arrestohë shqiptaren.





