Emisioni investigativ “STOP” dy javë më parë ka denoncuar një problematikë sa i përket një ure që ndodhet në fshatin Shkallnur, në Durrës, e cila gradualisht është përkeqësuar duke vënë në rrezik kështu jetën e banorëve dhe nxënësve të shkollës, të cilët kalojnë çdo ditë në të.

Por kjo problematikë e ngritur, siç duket ka rënë në vesh të shurdhër, pasi jo vetëm nuk janë marrë masa për rregullimin e saj, por situata duket se është rënduar, duke bërë që kjo urë të kthehet në burim aksidentesh.