Arrestohet një shtetas shqiptar në Comiso të Italisë, pasi tentoi të fluturonte me avion për në Londër me kartë identiteti të falsifikuar.
Sipas medieve italiane, 24-vjeçari shqiptar, Emiljan Demaj, po monitorohet për predikim të terrorizmit.
Sipas të dhënave, shqiptari quhej Puglisi dhe kishte lindur në Catania ku edhe jetonte aktualisht. Referencat personale të identitetit të ri ishin marrë nga një i dënuar në Itali. Nga kontrollet e mëtejshme, është zbuluar se karta e identitetit ishte e falsifikuar, pasi numri i kartës ishte rishkruar. Ai ka rrëfyer se kishte hyrë në Itali nga Brindisi të premten, duke theksuar se dokumentin e kishte blerë me një vlerë prej 1 mijë eurosh.
Policia italiane është duke verifikuar edhe telefonin për të zbuluar nëse ai ka lidhje me ndonjë lëvizje ekstremiste.





