Vrasësit e Saimir Beqirit mëngjesin e sotëm ishin me paruke për të mos u identifikuar. Burime nga policia e Elbasanit nxorrën detaje të tjera mbi momentin e krimit të babait të tre fëmijëve, vëllai i të vrarit në 2012, Gentian Beqiri, ndërsa ruhej nga policia. Sipas policisë, 40-vjecari ishte i njohur si person me precedentë penalë.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të cilët lëviznin me një mjet tip Benz Elegancë dhe me paruke.
Për ngjarjen policia ka shoqëruar 15 persona. Mësohet se Sajmir Beqiri ishte babai i tre fëmijëve dhe merrej me biznes. Ai zotëronte një pikë karburanti dhe merrej me tregti ushqimore.





