Shqiptari Taulant Toma, ka tentuar të arratiset nga burgu Leuze-en-Hainaut (Henegouwen), por ka dështuar.
Kësaj radhe, 32-vjeçari shqiptar u ndihmua nga dy persona të tjerë të armatosur, të cilët kishin mundur të depërtonin në rrethimin e parë të burgut. Por kur plani i arratisjes u zbulua, njëri prej tyre u dorëzua, ndërsa bashkëpunëtori tjetër arriti të largohej.
Sipas medieve gjermane, nuk përjashtohet mundësia që për planin e arratisjes të ishte menduar dhe një helikopter.
Taulant Toma konsiderohet si një kriminel i rrezikshëm, i cili kishte mundur më herët t’i shpëtonte izolimit në një burg në Itali dhe në vitin 2013 një burgu në Belgjikë.
Në Lantin Liege, u ndihmua nga disa të burgosur. Ata formuan një piramidë njerëzore dhe Toma arriti përmes saj të ngjitet mbi çatinë e burgut.





