Një person 40 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit.
Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në të njëjtin lokal ku u gjet trupi i viktimës, i identifikuar si shtetasi Saimir Beqiri.
Sipas informacioneve paraprake, Beqiri ka qenë një person jo i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Deri tani ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hakmarrje apo prishje pazaresh, pasi më parë dyshohet se viktima është përfshirë në trafiqe narkotikësh dhe prostitucioni.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.





