Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, pranë Gjimnazit "Abdulla Keta", në Shkozë të Tiranës.
Nga dëshmitë e dëshmitarëve të pranishëm nga ngjarja, u bë me dije se një tel 220 volt është këputur dhe ka rënë në ujë. Mësohet se viktima kishte shkuar për të marrë dhinë, e për pasojë ai ka rënë në kontakt me rrymën, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Me t’u mësuar ngjarja, policia dhe autoambulanca ka shkuar në vendngjarje.





