Një alarm për bombë në Portin e Sarandës është dhënë në kuadër të masave antiterrorizëm në portet e vendit. Pas simulimit të ngjarjes, forca të shumta policore, zjarrfikësit dhe Shërbimi i Urgjencës i Spitalit të Sarandës shkuan në vendngjarje. Fillimisht është bërë evakuimi i personelit dhe pasagjerëve, ndërsa u bë dhe çaktivizimi i pakos së dyshuar.

Brenda pak minutash, u testua reagimi i Forcës së Sigurisë, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Shërbimi i Urgjencës i Spitalit të Sarandës. Hysni Aruçi, kapiteni i përgjithshëm i porteve, tha se "këto janë në përgjigje të masa shtesë që të gjithë strukturat duhet të ndërmarrin që të krijojnë ambjente të sigurta në të gjithë hapësirat portuale, por dhe më gjërë, sepse dihet që Porti i Sarandës dhe të gjithë portet janë hapësira ku përpunohen anije pasagjere." "Janë të gjithë operatorët detarë dhe kjo është në funksion të krimit të krijimit të një ambjenti të sigurt që njerëzit të gëzojnë të drejtën e shtrimit të aktivitet të sigurt," – tha Aruçi.