Dy persona janë plagosur në Shkodër, si pasojë e një sherri me thika, ndërkohë që mësohet se tre autorët janë vënë në pranga menjëherë. Policia e Shtetit në Shkodër ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot pasdite, në lagjen "3 Heronjtë". Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Shkodër thuhet se në lagjen "3 Heronjtë" janë plagosur me armë të ftohtë, thikë. shtetasit me iniciale A. T., 24 vjeç, dhe A. F., 18 vjeç, të dy banues në Shkodër. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin mjekimin dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake, uniformat blu kanë mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e dyshuar të plagosjes. Në pranga kanë përfunduar shtetasit M. Sh., 30 vjeç, M. B., 28 vjeç, dhe A. B., 23 vjeç, që të tre banues në Shkodër.





