Pronari i një biznesi të përpunimit të mermerit në Fushë-Krujë është paditur nga Durrës Ujësjellës Kanalizime pasi u konstatua se vidhte ujë nga rrjeti kryesor me anë të një lidhje të paligjshme. Burimet zyrtare nga Durrës Ujësjellës Kanalizime bëjnë të ditur se vjedhja dhe lidhja e paligjshme ishte konstatuar punonjësit e ndërmarjes.
Sipas njoftimit zyrtar, biznesi kishte kryer një lidhje të paligjshme drejtpërsëdrejti në tubin kryesor, që furnizohej me ujë të pijshëm nga puset e nxjerrjes së ujit, në Fushë-Krujë.
Mësohet se për këtë shkelje të konstatuar, grupi i punonjëseve ka mbajtur procesverbalin përkatës, ndërsa Durrës Ujësjellës Kanalizime është duke hartuar edhe kërkesë-padinë për ndjekje penale ndaj shtetasit, në pronësi të të cilit rezulton biznesi i përpunimit të mermerit.
Durrës Ujësjellës Kanalizime, me afrimin e stinës së verës dhe shtimin e problemeve të furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm, ka ndërmarrë një aksion për evidentimin e lidhjeve të paligjshme që janë kryer në rrjetin e ujit të pijshëm në gjithë zonën e shërbimit të kësaj ndërmarje.





