Shënohet vjedhja e radhës në një biznes, ku rasti i fundit ka ndodhur në Shkozet.

“Jeta osh qef” ka publikuar videon, ku një grua e moshuar ka harruar telefonin mbi kutitë e frutave në marketin e lagjes. Pas disa minutash, një grua e cila është futur në market së bashku me djalin, e ka gjetur telefonin dhe e ka përvetësuar.

Gruaja që e gjeti celularin, e mori menjëherë dhe nuk mori mundimin që të pyeste shitësen se kujt i përkiste ai celular. Madje as nuk ka parë nëse biznesi survejohet me kamera apo jo.