Protesta e sotme e thirrur nga Partia Demokratike, kundër ndërtimit të parkut të lojërave te Liqeni Artificial në Tiranë, ka nisur me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, gjatë konfrontimit me forcat speciale, i ka paralajmëruar ata se do të përgjigjen para ligjit për këtë sjellje.

“Edhe kur unë shkel ligjin t’i duhet të zbatosh ligjin. Po shkelni ligjin, të përgjigjeni një nga një për këtë”, u tha Paloka punonjësve të policisë.

Ndërsa kreu i grupit të Këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, tha që është goditur në këmbë.

“Jam goditur në këmbë, nuk e di se me çfarë më qëlluan”, është shprehur Olli.

PD thotë se pre e dhunës fizike kanë rënë edhe deputeti Ridvan Bode.