Policia e Shkodrës ka vënë në dispozicion 5 mln lekë të vjetra, për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve në atentatin ndaj biznesmenit shkodran Berhan Vishnja. Ditën e premte, atij iu bë pritë në kryqëzimin e Zdrales, pranë Stadiumit “Loro Boriçi”, nga persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar me kokore motorësh. Ata qëlluan tri herë në drejtim të biznesmenit, por për fat të mirë plumbat nuk prekën organe jetësore.
Në lidhje me hetimet, Policia e Shtetit siguron anonimatin për çdo shtetas që do japë informacion të saktë dhe vendos në dispozicion numrin e e telefonit 069 4102060, si edhe numrin pa pagesë 129.





