Ata janë 12 katekumenët e rritur, tetë gra dhe katër burra, të cilëve Papa Françesku iu ka kushtuar shugurimin e fillesës së krishterë, që përbën pagëzimin, kreshmën dhe komunikonin e parë). Gjashtë prej fatlumëve që u bekuan nga Papa Françesku ishin shqiptarë, ndërsa dy ishin nga Koreja e Jugut, kurse të tjerët nga Italia, Kameruni, India dhe Kina.

Bëhet fjalë për shqiptaret Bernarda dhe Dasara Dervishi, 30 dhe 27 vjeçe, për italianen Desiree Di Porto, 29 vjeçe, për kamerunasen Francine Fotsa Ngueti, 24 vjeçe, për shqiptarët e tjerë Flora Gjikolaj dhe Gjovalin Gjikolaj, 28 dhe 23 vjeç, për koreanët Hee Kim dhe Yong-Joon Lee, 55 dhe 60 vjeç, për indianin Sandeep Mahajan, 50 vjeç, për shqiptarët e tjerë Herjola Rrapaj dhe Ylli Taçi, 32 dhe 33 vjeç, dhe së fundi për kinezen Li Zhang, 22 vjeçe.

Mësohet se shqiptari Ylli Taçi është pagëzuar me emrin Françesk.