Task Forca e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Dibrës, mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe Patrullat e Përgjithshme, gjatë 48 orëve të fundit ka operuar në zonën e Dibrës, duke ngritur pika kontrolli në Burrel, Klos, Bulqizë, Gjoricë, Maqellarë e Peshkopi.
Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit, në zonën e Dibrës, janë arritur këto rezultate: janë arrestuar në flagrancë katër persona për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, është proceduar penalisht një person për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 20 leje drejtimi, 28 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH Peshkopi, u vendosën 26 masa administrative për shkelje të ndryshme, u bllokuan pesë automjete për mungesë dokumentacioni, etj.





